Shoqëria Friends Distribucion me qendër në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ka filluar veprimtarinë e saj në datën 8 qershor 2008.
Kjo shoqëri ka si aktivitet të saj qëndror tregtimin e lëngjeve të frutave me cilësi të lartë dhe brenda disa muajsh rezultatet e saj janë mbresëlënëse. Falë punës serioze dhe të përkushtuar ajo arriti të fitojë besimin e njërës prej kompanive më të fuqishme në botë për prodhimin e lëngjeve natyrale të frutave të famshme arabike, me kompaninë e madhe NFFD në Arabinë Saudite e cila është pronë e Mbretit të Arabisë Saudite dhe ka eskluzivitetin për të operuar me prodhimet e saj në tërë teritorin e Republikës së Shqipërisë dhe në të gjithë Ballkanin.
Në këto muaj ajo ka ngritur qendrat e saj shpërndarëse në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe një rrjet të plotë magazinimesh, komunikacioni dhe menaxherësh të specializuar.
Lëngjet e shpërndara nga kjo shoqëri janë të standarteve më të kërkuara në tërë botën e lindjes dhe më tej duke qënë prodhime të një përpunimi organik dhe në përbërje të lëngut 30 % përqind të përmbajtjes frutat janë me copa, në gjendjen e tyre natyrale.
Lëngjet tona të markës Al waha janë të famshme për shijen e tyre të rrallë freskinë, aromat e jashtëzakonshme dhe vlerat e vërteta ushqyese.
Në këto prodhime gjen shijet e të gjitha frutave të rralla egzotike duke filluar nga ato të agrumeve e deri tek ananasi, mango, pjeshka, banane e të tjera, shije unike dhe përzierje me një kombinim aromash të frutave tepër të rralla.
Përveç cilësisë së lartë ajo që i bën konkuruese këto prodhime është çmimi i tyre tepër konkurues në treg, shërbimi i shpejtë dhe korrektesa me të cilën u shërbejmë klientëve tanë.
President i kësaj shoqërie është zoti Armando Xhaferi.


